Flash News

Rajoni

Dendias: Greqia 'e hapur' për bisedime me Turqinë nëse Ankaraja ndalon provokimet

Dendias: Greqia 'e hapur' për bisedime me Turqinë nëse

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias tha se vendi është i hapur për bisedime me Turqinë, por vetëm nëse Ankaraja ndal provokimet e saj.

Dendias tha për gazetën ‘Prothothema’ se “Turqia duhet të zgjedhë nëse do të arrijë në një dialog të tillë apo jo, por përbërësi bazë duhet të jetë një de-përshkallëzimi”, raporton Sky News.

Muajt e fundit marrëdhënia e mes Greqisë dhe Turqisë është acaruar shumë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thuhet se përdori një vizitë në SHBA në maj për të lobuar kundër përpjekjeve të Ankarasë për të blerë avionë luftarakë nga Uashingtoni, duke pretenduar se Turqia po shkelte hapësirën ajrore greke.

Turqia ka akuzuar Greqinë për armatosjen e ishujve të Egjeut që synohen të çmilitarizohen, sipas ligjit ndërkombëtar, dhe gjithashtu është alarmuar nga bashkëpunimi në rritje i Greqisë për mbrojtjen me SHBA-në dhe Francën.

Të fundit