Flash News

Rajoni

Deputeti shqiptar citon himnin e Flamurit në Parlamentin e Serbisë

Deputeti shqiptar citon himnin e Flamurit në Parlamentin e Serbisë

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka cituar në fjalimin e tij në Parlamentin serb, një pjesë nga himni shqiptar.

Kamberi e pyeti kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç se ” kur do të krijohen kushtet për përdorim të lirshëm, publik dhe zyrtar të simbolit kombëtar Shqiptar?”.

“Unë këtu mund vetëm të përmend vandalizmin ndaj flamurit shtetëror shqiptar, por detyra ime qenësore në këtë Kuvend është të pyes pse Shqiptarët e Luginës së Preshevës, rrespektivisht ata që jetojnë në Serbi, nuk munden lirshëm, publikisht dhe zyrtarisht të përdorin simbolin e tyre kombëtar, simbol ky që përfaqëson në thelb një pjesë të identitetit të tyre”, tha Kamberi.

Pjesë nga fjala e Kamberit:

Besojmë në një zgjidhje të këtillë sepse kjo çështje në vendet e rajonit është kryer që moti në dialog me pakicat. Deri atëherë ne as nuk do të dorëzohemi as nuk do të nënshtrohemi. Në fund të fundit angazhimin tonë të pandalshëm për identitetet dhe simbolet na obligojnë edhe rreshtat e himnit tonë:

Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

Të fundit