Flash News

Rajoni

Dialogu/ Pas takimit me Kurtin, Lajçak shkon te Vuçiç

Dialogu/ Pas takimit me Kurtin, Lajçak shkon te Vuçiç

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të takohet sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kabineti i Vuçiç ka njoftuar se nuk do të ketë prononcim për mediat pas takimit, sipas Rel. Vizita e Lajçak në Serbi vjen disa ditë pasi u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas atij takimi është thënë se përshkallëzimi i tensioneve nuk është në interesin e asnjë prej palëve. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kosova insiston se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, ndërsa Serbia refuzon.

 

Të fundit