Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Diplomati : BE-ja duhet të bëjë më shumë për dialogun Kosovë-Serbi

Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë zyrtarët në Kosovë dhe Serbi duhet të çarmatosen verbalisht ashtu që të shtensionohet situata e krijuar në veri të Kosovës.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Petritsch, ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-përfaqësues i Lartë për Bosnjë e Hercegovinën, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mençur për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe.
Sipas tij, BE-ja duhet të bëjë më shumë për dialogun që e ndërmjetëson mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ky shembull tregon sesi zvarritja e procesit nuk funksionon.
Radio Evropa e Lirë: Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumentet serbe, pasi serbët lokalë kanë hequr barrikadat në veri të Kosovës. Misioni i NATO-s, KFOR e ka konsideruar situatën të tensionuar. Si i keni parë gjithë këto zhvillime?
Wolfgang Petritsch: Është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet. Kjo është çështja më e rëndësishme tani. Po flas në pamje më të gjerë që përfshin Evropën Lindore dhe atë Juglindore, sepse për shkak të luftës në Ukrainë, situata është bërë shumë më emocionale dhe më e paqëndrueshme. Natyrisht që agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka ndikim edhe në Ballkan, pasi e dimë se aktorë të mëdhenj, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, janë të përfshirë në çështjen e Ukrainës. Ata janë edhe aktorë të jashtëm në Ballkan. Pra, ekziston një lloj ndërlidhjeje që e bën edhe më të rëndësishme uljen e tensioneve dhe uljen në tavolinën negociuese, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Radio Evropa e Lirë: Para marrjes së vendimit të Qeverisë së Kosovës, kanë qenë Shtetet e Bashkuara ato që kanë kërkuar një shtyrje të tillë, duke thënë se ka qarkullim të dezinformatave dhe një hap i tillë do të ndihmonte në kuptim më të mirë të vendimeve të autoriteteve të Kosovës. A e mori Qeveria e Kosovës vendimin e duhur?
Wolfgang Petritsch: Mendoj se është vendim i mençur që kontribuon në ulje të tensioneve. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse në këtë rast, tentimet për zbatim të vendimeve nuk do të ndihmojnë në stabilizim të situatës, në të kundërtën, situata shumë shpejt mund të shndërrohet në konflikt serioz.
Trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë të përgatitura. Dhe, kjo tregon sa e rëndësishme është prezenca ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. Mirëpo, nevojitet vazhdimi i dialogut. Kjo është e rëndësishme. Rruga e vetme që shoh unë si diplomat është që palët të bisedojnë dhe të angazhohen me (të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav) Lajçak dhe të gjejnë zgjidhje për këtë situatë të rrezikshme.
Radio Evropa e Lirë: Dialogu ndërmjet dy shteteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është bllokuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, janë takuar për herë të fundit vitin e kaluar. Kë duhet fajësuar?
Wolfgang Petritsch: Nuk dua ta fajësoj askënd. Kjo situatë përbën një shembull tjetër se si çështjet e pazgjidhura mund të dalin shpejt prej duarve, dhe flet për vazhdimësinë e çështjeve të pazgjidhura. Këto situata duhet trajtuar. Është situatë serioze dhe mund të menaxhohet me përpjekje serioze, përpjekje politike, përpjekje të ndërmjetësuara politike.
Radio Evropa e Lirë: Një temë e nxehtë ndërmjet dy palëve është Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kurti është deklaruar kundër Asociacionit etnik, mirëpo Serbia insiston në zbatim të marrëveshjes së arritur për të më 2013. A shihni ndonjë zgjidhje në këtë aspekt?
Wolfgang Petritsch: Mendoj se ka qenë vendim i drejtë. Mendoj se është e nevojshme që të ketë një lloj Asociacioni të bazuar në marrëveshjet e vitit 2015. Ajo duhet të zbatohet. Megjithatë, e shoh se Kosova qartazi nuk dëshiron të ketë një Republika Sërpska. Edhe linja e Uashingtonit dhe Brukselit është se nuk dëshirojnë një tjetër Republika Sërpska në Kosovë, mirëpo një asociacion të komunitetit serb atje, kur është fjala për çështje që mund t’ua përmirësojnë jetën atyre njerëzve.
Kjo fillimisht ka të bëjë me komunitetin serb, por diçka e tillë do t’i shërbente edhe komunitetit shqiptar, sepse janë duke jetuar bashkë. Duhet të gjendet kompromis. Pra, nuk duhet të jetë mbi baza etnike, mirëpo në të njëjtën kohë duhet t’iu japë të drejta minoriteteve ku janë, e që në këtë rast është komuniteti serb në veri të Kosovës.
Radio Evropa e Lirë: Aktualisht, ka tensione në veri të Kosovës, por edhe në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi. Sipas jush, a ekziston një faktor i përbashkët për një atmosferë të tillë?
Wolfgang Petritsch: Padyshim, është lufta në Ukrainë, e cila ka krijuar një lloj lufte të ftohtë. Nuk është vetëm lufta me armë në Ukrainë. Ekziston edhe një luftë e ftohtë në mes të Evropës perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara në njërën anë, dhe Rusisë e mbështetësve të saj në anën tjetër. Në Ballkanin Perëndimor, linja e demarkimit është përskaj këtij rajoni. Prandaj, situata është kaq e paqëndrueshme dhe afër përshkallëzimit në një tjetër konflikt ushtarak. Diçka e tillë duhet të shmanget në çfarëdo rrethane dhe KFOR-i ka një rol të rëndësishëm për të luajtur.
Në Ballkanin Perëndimor, për dallim nga lufta në Ukrainë, NATO-ja është e përfshirë përmes KFOR-it, më pas misionit që ka në Bosnjë e Hercegovinë, anëtarësimit të Malit të Zi dhe vendeve tjera në rajon që janë anëtare të aleancës veri-atlantike.
Pra, kjo e dallon nga Ukraina, ku NATO-ja nuk është e përfshirë dhe nuk duhet të përfshihet, ashtu që të shmanget një luftë botërore dhe luftë në dimensione evropiane.
Ajo që po ndodh në Ballkanin Perëndimor është konflikt i frenueshëm, por që ka potencial për përshkallëzim. Prandaj, jam i bindur se përpjekjet diplomatike të Bashkimit Evropian, të përkrahura nga Shtetet e Bashkuara, janë të një rëndësie të madhe në rajon.
Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë më shumë për të luftuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor?
Wolfgang Petritsch: Natyrisht se është e rëndësishme që t’i bëhet me dije Rusisë se për fqinjët e vendeve anëtare të NATO-s dhe të vendeve të BE-së, përpjekjet e Rusisë për shkatërruar procesin e paqes janë të papranueshme.
Radio Evropa e Lirë: Një anëtar i partisë në pushtet në Serbi, Vlladimir Gjukanoviç, ka pretenduar se Serbia do të detyrohet të nisë “denazifikimin e Ballkanit”. Shprehja “denazifikim” është përdorur nga autoritetet ruse si arsye për pushtim të Ukrainës. Si e komentoni këtë?
Wolfgang Petritsch: Çarmatosja verbale është shumë e nevojshme. U bëj thirrje të dyja palëve që të mos përshkallëzohen verbalisht, sepse siç e kemi parë me Ukrainën, përshkallëzimi verbal është shndërruar shpejt në përshkallëzim ushtarak.
Prandaj vetëpërmbajtja – kur është fjala te retorika – është shumë e rëndësishme. Shpresoj që vendimi i Prishtinës për të shtyrë zbatimin e vendimeve do të ndihmojë në shtensionim të situatës.
Radio Evropa e Lirë: Sa është i rrezikshëm përdorimi i shprehjes denazifikim?
Wolfgang Petritsch: Përdoret në mënyrë në gabuar, ashtu sikurse në rastin e Ukrainës.
Radio Evropa e Lirë: Presidenti serb, Vuçiq, e ka falënderuar Ministrinë e Jashtme ruse për qasjen ndaj situatës në veri. Autoritetet ruse kanë fajësuar Kosovën për diçka të tillë. Serbia vazhdon të mbështesë Rusinë dhe nuk i vë sanksione për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë. Si e shihni këtë qëndrim?
Wolfgang Petritsch: Serbia është në pozicion shumë delikat për shkak të furnizimeve me energji, pasi gati krejtësisht varet nga Rusia. Prandaj unë e shoh këtë si qasje pragmatike nga ana e Serbisë, që të mos përballet me situatë edhe më të vështirë, në të cilën Rusia do t’i ndalte furnizimet.
Radio Evropa e Lirë: Dikush mund të thotë se edhe BE-ja është në situatë delikate, sepse, shembull Gjermania është e varur disi nga burimet ruse të energjisë.
Wolfgang Petritsch: Po, mirëpo jo krejtësisht. Mendoj se Bashkimi Evropian duhet të krijojë një plan pan-evropian për energji. Kjo krizë duhet të shërbejë si shembull sa i rëndësishëm është procesi i zgjerimit. Vetëm atëherë kur Evropa të jetë e bashkuar, nuk do të ketë diskutime se ku ka më shumë ndikim Rusia.
Duke e parë mendësinë e konfliktit prej vitit 2014, unë gjithmonë kam thënë se duhet bërë thirrje Brukselit dhe vendeve anëtare për përshpejtim të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi është garancia e vetme për Ballkanin Perëndimor, për shmangie të politikave revizioniste të Rusisë.
Radio Evropa e Lirë: Ju po supozoni se burimet e energjisë janë arsyeja e vetme pse Serbia ka qëndrim të tillë ndaj Rusisë, apo ka edhe arsye tjera?
Wolfgang Petritsch: Nuk është arsyeja e vetme, por mendoj se është më e rëndësishmja. Nëse e analizoni situatën në Beograd, mund të shihni sesi Serbia është duke tentuar që të balancojë situatën e vështirë në të cilën është, pa hequr dorë nga aspiratat evropiane. Kjo është situatë e vështirë për të gjithë ata që janë të përfshirë. Prandaj është e rëndësishme që të ecet përpara me përpjekjet e ndërmjetësimit, të zbatohen marrëveshjet për të cilat ka pajtueshmëri, në mënyrë që të stabilizohet rajoni. Nuk na duhet luftë tjetër. Ukraina veçse po mjafton.
Radio Evropa e Lirë: A mendoni se zhvillimet, sikurse këto të fundit në veri, mund të përsëriten derisa të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë?
Wolfgang Petritsch: Potencial do të ketë, fatkeqësisht. Tash e sa muaj nuk është bërë mjaftueshëm në procesin e dialogut. Dhe, ja ku është rezultati. Në muajt e kaluar nuk kanë ndodhur shumë gjëra, në fakt asgjë nuk ka ndodhur. Këto lloje konfliktesh mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndalen. Bashkimi Evropian ka shumë përgjegjësi për këtë gjë. (Miroslav) Lajçak besoj se është i zënë natë e ditë për zgjidhje të situatës, mirëpo ai duhet të arrijë përparim edhe në aspektin e zbatimit dhe zgjidhje së konfliktit.
Radio Evropa e Lirë: Ju po thoni se BE-ja e ka në dorë faktin nëse do të ndodhë diçka në kuadër të dialogut?
Wolfgang Petritsch: Bashkimi Evropian është pranuar nga të dyja palët si ndërmjetësues. Prandaj, blloku evropian është në rol udhëheqës, duket të jetë aktiv dhe prezent në Beograd dhe Prishtinë, në mënyrë që të shohim rezultate. BE-ja duhet të rrisë angazhimin. Ky është një nga shembujt më të rrezikshëm sesi zvarritja nuk funksionon. Dialogu nuk duhet të ndalet. Nëse ndalet, rrëshqasim në konflikt. Ecja përpara është strategjia që mund të rezultojë e suksesshme./Rel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38