Flash News

Rajoni

“Do shpopullohet nga shqiptarët”/ Pse Serbia e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

“Do shpopullohet nga shqiptarët”/ Pse Serbia e mbështet

Liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës nuk po e kundërshton as Serbia. Por duket se ky qëndrim lidhet me bindjen e Beogradit se nëse liberalizohen vizat, Kosova do të shpopullohet.

Kështu të paktën shprehet ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç. Në një deklaratë për mediat, ai ironizoi duke thënë se:

“Jemi dakord që të gjithë ata që kanë pasaporta serbe dhe janë nga Kosova mund të shfrytëzojnë përfitimet e liberalizimit të vizave, por jo Bashkimin Evropian, sepse nuk do t'ua japin liberalizimin e vizave (qytetarëve të Kosovës) sepse e dinë se gjysma e qytetarëve do të shkonin në BE”, ka deklaruar Daçiç.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë më herët ka thënë se serbët do t’i gëzohen heqjes së vizave për kosovarët, për shkak se me këtë: “Kosova do të zbrazet nga shqiptarët”.

“Serbët i gëzohen kësaj, por jo për shkak se kjo ndoshta do të mund të rezultonte me heqjen e taksës, por për shkak se shohin vetëm se sa shqiptarë do ta braktisin Kosovën”, deklaroi Vuçiç.

 

Të fundit