Flash News

Rajoni

Dorëheqja e Zaev, formohet shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Dorëheqja e Zaev, formohet shumica e re parlamentare në

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një postim në profilin e tij në Facebook ka konfirmuar se është siguruar shumica e re parlamentare, pas dorëheqjes së Zoran Zaev si kryeministër i Maqedonisë së Veriut të dielën e shkuar pasi humbi zgjedhjet lokale.

“Një e ardhme e re po vjen, një kohë e re dhe një shpresë e re. Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen, së bashku do t’ia dalim. Maqedonia do të ketë sukses! Kemi një shumicë të re parlamentare”, ka shkruar Mickoski, shoqëruar edhe me një foto nga takimi me liderit të së majtës Dimitar Apasiev, sekretarit të përgjithshëm të Besës, Arjanit Hoxha, kryetarit të Alternativës Afrim Gashi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Shqiptare, Arben Taravari.

shumica parlamentare ka 61 deputetë, por VMRO-DPMNE paralajmëron rritje të numrit të deputetëve në mazhorancë. Nesër pritet një deklaratë për mediat.

Të fundit