Flash News

Rajoni

Dritan Abazoviç: Dua të martohem, por s’më japin vajzën për grua

Dritan Abazoviç: Dua të martohem, por s’më japin

Kryeministri malazez në detyrë, Dritan Abazoviç tha në një intervistë për TVCG në nota humori tha se ka dëshirë të martohet, por askush nuk i jep vajzën për t’u martuar.

Abazoviç pohoi se është në kohë për të ndërtuar një familje dhe i gatshëm për ta ndërmarrë një iniciativë të tillë.

Qeveria e Abazoviç në Mal të Zi u rrëzua pasi Kuvendi votoi mosbesimin ndaj qeverisë. Diskutimi i 20 gushtit zgjati 12 orë.

Qeveria u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Abazoviç është në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Ai deklaroi se e pranon humbjen, por vijoji me akuzat se kundërshtarët politikë janë të lidhur me krimin e organizuar.

 

Të fundit