Flash News

Rajoni

Duke nisur nga e hëna, Greqia mbyll shkollat dhe kopshtet

 

Duke nisur nga e hëna, Greqia mbyll shkollat dhe kopshtet

Greqia ka vendosur që duke nisur nga e hëna të mbyllen shkollat fillore, parashkollorin dh kopshtet në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, ekspertët sugjerojnë që gjimnazet të qëndrojnë të hapura, siç u bë në bllokimin e parë. Vlerësohet se vendimi për të mbyllur arsimin fillor do të “tërheqë zvarrë” kopshtet që veprojnë nën përgjegjësinë e bashkive.

Qëllimi për mbylljen e shkollave në të gjithë Greqinë është ulja e lëvizshmërisë dhe ndalimi i valës së dytë të pandemisë së koronavirusit.

Sugjerimi i specialistëve të sëmundjeve infektive për mbylljen e shkollave fillore u bë në fillim të javës dhe kishte të bënte me Selanikun. Sidoqoftë, përhapja e pandemisë po ndryshon të dhënat, pasi gjithnjë e më shumë zona kanë hyrë dhe po hyjnë në “zonën e kuqe."

Të fundit