Flash News

Rajoni

E rëndë, nëna vret djalin e saj 9-vjeçar me thikën e kuzhinës

E rëndë, nëna vret djalin e saj 9-vjeçar me thikën e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali , ku një nënë ukrainase ka vrarë me thikë djalin e saj 9-vjeçar, shkruan Corriere Della Serra.

Një nënë nga Ukraina, 55-vjeçarja Olena Stasiuk, vrau djalin e saj nëntëvjeçar duke i prerë fytin me një thikë të madhe kuzhine dhe më pas u përpoq të kryente vetëvrasje duke prerë kyçet e duarve të saj.

Trupi i pajetë i fëmijës u zbulua të mërkurën në mbrëmje (12 nëntor) nga policia, e cila u njoftua nga babai, një burrë 56-vjeçar nga Trieste, i cili nuk po mundej të kontaktonte gruan nga e cila është divorcuar.

Gruaja, siç raportohet, ajo duhej t’ia kthente fëmijën, të cilin ai ia kishte besuar, në orën 21:00.

Me të mbërritur në shtëpinë në qendër të Muggia-s, policia e gjeti nënën në gjendje shoku dhe arriti të konfirmonte vetëm vdekjen e fëmijës, i cili u gjet në banjo.

Gruaja, e cila ishte arrestuar, mori ndihmën e parë nga mjekët dhe më pas u transferua në Spitalin Katinara.

Të fundit