Flash News

Rajoni

Ekzekutohet me armë zjarri 28-vjeçari në Maqedoninë e Veriut

Ekzekutohet me armë zjarri 28-vjeçari në Maqedoninë e

Një 28-vjeçar ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet vendase njoftojnë se viktima me iniciale G. A është qëlluar me një plumb në kokë. 28-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti vdiq nga plagët e mara. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

 

Të fundit