Flash News

Rajoni

Escobar mbështet integrimin: Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Evropian

Escobar mbështet integrimin: Maqedonia e Veriut e ka vendin në

I dërguari i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, zhvilloi sot në Shkup një takime ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Escobar shprehu mbështetjen e plotë të SHBA-së për integrimin e RMV-së në Bashkimin Evropian, teksa theksoi se po punojnë me partnerët që integrimi të ndodhë sa më shpejt.

“Dua të shpreh edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të administratës tonë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ne po punojmë me partnerët tanë evropianë në mënyrë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Mendoj se të gjithë jemi të mendimit se Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës, si në aspektin kulturor, historik, por edhe si ekonomi në rritje. Ju, duhet ta kemi vendin tuaj në tavolinë. Në këtë kuadër ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja në procesin integrues, në vazhdimin e reformave, që integrimi të bëhet realitet”, tha Escobar.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi se SHBA-ja është partnere strategjike e Shkupit, aleate e afërt në NATO dhe mbështetëse e fuqishme që prej se Maqedonia e Veriut ka shpallur pavarësinë.

“Maqedonia e Veriut mbetet aleate e besueshëm e SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jemi falënderues për gjithçka që kanë bërë dhe jemi të bindur se ky mesazh është kuptuar dhe pranuar mirë nga gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Nuk ka asnjë dyshim se perspektiva e Ballkanit Perëndimor është investimi më i sigurt në stabilitetin e rajonit. Tani është momenti që BE-ja t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani.

Të fundit