Flash News

Rajoni

Escobar: Shpresoj që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

Escobar: Shpresoj që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shpreson që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, ashtu sikurse kanë bërë shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord që Rusia të paguajë çmim për pushtimin e Ukrainës përmes sanksioneve, duke mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj. Shpresoj që Serbia do t’i bashkohet këtij grupi dhe do të harmonizojë sanksionet kur të formohet Qeveria”, tha Escobar në Samitin e Demokracisë së Evropës Juglindore, raporton REL.

Escobar vlerësoi edhe Bashkimin Evropian për riafirmimin e politikës së “dyerve të hapura”.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që BE-ja të ritheksojë politikën e saj të dyerve të hapura. Dhe kjo politikë nuk vlen vetëm për Ukrainën dhe shtetet e tjera në rrezik, por gjithashtu na kujton se gjashtë vende të tjera janë më përpara Ukrainës”, theksoi Escobar.

Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht se ka votuar për rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe deklarata të Bashkimit Evropian që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.

Të fundit