Flash News

Rajoni

Fati i integrimit/ Qeveria e Kiril Petkov pritet të japë sot dorëheqjen

Fati i integrimit/ Qeveria e Kiril Petkov pritet të japë sot

Qeveria e kryeministrit Kiril Petkov pritet të japë sot dorëheqjen, pasi nuk arriti të kapërcejë votëbesimin javën e kaluar.

Mediat bullgare raportojnë se presidenti Rumen Radev do të zhvillojë konsultime me grupet parlamentare para se të dorëzojë mandatin për formimin e një qeverie të re dhe më pas ëhstë e drejta e Parlamentit të përpiqet për të formuar një kabinet.

Radev mandatin e parë do t'ia dorëzojë “Vazhdojmë ndryshimin” si grupi më i madh parlamentar, i cili synon të propozojë sërish Kiril Petkovin për kryeministër.

Nëse partia dështon në formimin e kabinetit të ri, presidenti do t'ia dorëzojë mandatin e dytë GERB-UDF-së, e cila ka njoftuar se do ta kthejë atë menjëherë.

Kreu i shtetit zgjedh se cilin nga grupet e tjera parlamentare do të kryejë mandatin e tretë.

Nëse përpjekja e tretë për të formuar një kabinet dështon, Radev do të duhet të emërojë një kabinet kujdestar, të shpërndajë Asamblenë Kombëtare dhe të shpallë zgjedhje të reja.

 

Të fundit