Flash News

Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton Shkëndijën e Tetovës nga Kupa

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton Shkëndijën e

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë masa të ashpra disiplinore ndaj Shkëndijës së Tetovës pas finales së Kupës, duke e përjashtuar klubin nga edicioni i ardhshëm i këtij kompeticioni dhe duke i vendosur një gjobë të konsiderueshme financiare.

Vendimi është marrë nga organet disiplinore të federatës, të cilat kanë vlerësuar se gjatë dhe pas ndeshjes janë regjistruar disa shkelje të rregullores, pavarësisht pretendimeve të klubit se futbollistët nuk kishin qenë në dijeni të thirrjes për ceremoninë e medaljeve.

Sipas vendimit, klubi tetovar është gjobitur me 15 mijë euro për përdorimin e mjeteve piroteknike në tribunë, ndërsa 10 mijë euro të tjera lidhen me kore dhe slogane të konsideruara të papërshtatshme.

Një tjetër sanksion prej 20 mijë eurosh është vendosur për një baner me përmbajtje të cilësuar si naziste nga autoritetet e futbollit.

Ndëshkimi më i rëndë lidhet me mospranimin e medaljeve pas ndeshjes, për të cilin Shkëndija është gjobitur me 30 mijë euro dhe është përjashtuar nga Kupa e sezonit të ardhshëm, me arsyetimin se nuk janë respektuar zyrtarët e ndeshjes dhe ekipi kundërshtar.

Të fundit