Flash News

Rajoni

Fermerët evropianë paralajmërojnë protestë në Bruksel gjatë samitit të liderëve

Fermerët evropianë  paralajmërojnë protestë në

Pasi fermerët bllokuan autostradat në Francë dhe Belgjikë dhe protestat u përhapën në vende të tjera në Evropë, qeveria franceze ka dërguar në vendngjarje mjete të blinduara për të shmangur përshkallëzimet e tensioneve.

Fermerët spanjollë dhe italianë me synimin se duan ti bëjnë presion qeverive që të lehtësojnë rregullat dhe  t’i mbrojnë ata nga rritja e kostove dhe importet e lira, thanë se do i bashkohen lëvizjes së protestës që ka goditur edhe Gjermaninë.

Me sytë drejt një samiti të liderëve të BE-së të caktuar për të enjten, Komisioni ekzekutiv i bllokut bëri propozime për të kufizuar importet e prodhimeve nga Ukraina dhe për të krijuar disa lehtësime në ligj.

Kjo nuk ndikoi në uljen e tensioneve te fermerët, pasi ata thanë se do të vazhdonin të bllokonin autostradat dhe portet derisa të plotësoheshin të gjitha kërkesat e tyre.

“Ne planifikojmë si fermerë të shkojmë në Bruksel dhe të vendosim barrikada sepse udhëheqësit do të takohen të enjten”, tha fermeri belg Eddy Deëite në anën e një autostrade të bllokuar nga traktorët, raporton Reuters.

Një tjetër fermer belg, 26-vjeçari Luca Mouton, tha: “Koha ka kaluar. (Udhëheqësit e BE-së duhet) të mendojnë për fermerët. Flisni me fermerët dhe jo për fermerët, diskutoni se çfarë është e mundur. Jemi të hapur për dialog.”

Të fundit