Flash News

Rajoni

Fotoja u bë virale, pse Vuçiç qëndroi i veçuar nga liderët e Ballkanit në Davos?

Fotoja u bë virale, pse Vuçiç qëndroi i veçuar

Në Davos të Zvicrës u mbajt dje Forumi Ekonomik Botëror, i cili bëri bashkë liderët evropianë të BE-së, si edhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Aleksandër Vuçiç u vendos në qendër të mediave, pasi një foto ku ai qëndronte i veçuar nga liderët e tjerë gjatë një séance, duke qëndruar në reshtin e dytë, u bë virale në rrjet.

I pyetur nga mediat se pse vendosi të ulej pikërisht në reshtin e dytë, Vuçiç tha se i ishte kërkuar të ulej krah liderëve të tjerë, por kishte refuzuar.

"Ndryshe nga ky panel ku më duhej të ulesha ku ishte shkruar emri im, atje zgjodha se ku do të ulesha. Edhe pse më kërkuan tre herë të kaloja në rreshtin e parë, unë nuk doja," tha Vuçiç.

Të pranishëm dhe të gjithë të ulur së bashku në seancë ishin edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri kroat Andrej Plenkovic, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak.

Të fundit