Flash News

Rajoni

Gjermania: Statusi i Kosovës të mos jetë më “mollë sherri” në rajon

Gjermania: Statusi i Kosovës të mos jetë më

Nesër do të mbahet Samiti i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit. “Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka hyrë edhe në zhargonin e Procesit të Berlinit.

Qarqe qeveritare nga Berlini thanë të martën se tashmë ka ardhur “momenti i së vërtetës” për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se prej tyre pritet “që të nxjerrin mësimet nga realiteti i ri, i krijuar që nga invazioni rus në Ukrainë," tha një zyrtar i lartë pranë kancelarit gjerman të martën në Berlin.

Kështu raporton DË, ndërsa nënvizon se sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Gjermania dhe Franca po bëjnë presion diplomatik që dy vendet të pajtohen me propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.

Zyrtari gjerman ka deklaruar se, "Status quoja është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu që statusi të kthehet në 'mollë sherri' për çdo çështje”.

Të fundit