Flash News

Rajoni

Gjukanoviç: Struktura nga Beogradi synuan destabilizimin e Kosovës dhe goditjen e KFOR-it

Gjukanoviç: Struktura nga Beogradi synuan destabilizimin e Kosovës

Milo Gjukanovic, ish-Presidenti i Malit të Zi, ka deklaruar se pas të ashtuquajturës “afera S.Ç.” fshiheshin struktura të fuqishme politike dhe të sigurisë nga Serbia, të cilat synonin destabilizimin e Malit të Zi dhe goditjen e imazhit të Kosovës në një moment delikat për rajonin.

Në një intervistë për Televizionin E, Gjukanovic u shpreh se objektivi kryesor i këtij operacioni ishte komprometimi i misionit të KFOR dhe drejtuesve të tij ushtarakë.

“Synimi ishte të goditej besueshmëria e KFOR-it dhe komandës së tij në Kosovë. Për këtë, sipas informacioneve tona, po përgatiteshin 27 vajza që do t’u afroheshin zyrtarëve të lartë të misionit. Mes tyre ishte edhe S.Ç.”, deklaroi ai.

Sipas ish-presidentit malazez, autoritetet e Podgoricës kishin siguruar të dhëna se vajzat po stërviteshin në stadiumin e klubit Obiliq në Beograd.

Fatmirësisht, KFOR dhe UNMIK arritën të siguronin informacionin në kohë dhe ta ndalonin këtë aktivitet”, shtoi ai.

Gjukanovic pretendon se pas operacionit qëndronin struktura të kundërzbulimit ushtarak serb, të lidhura me regjimin e Slobodan Millosheviç dhe me kabinetin e ish-presidentit jugosllav Vojislav Koshtunica.

Sipas tij, këto qarqe besonin se tensionimi i situatës në Kosovë do të pengonte ose vononte njohjen ndërkombëtare të saj. Ai theksoi se “afera S.Ç.” ishte pjesë e një strategjie më të gjerë kundër pavarësisë së Malit të Zi dhe proceseve euroatlantike në Ballkan.

Të fundit