Flash News

Rajoni

Gjysma e kompanive në Serbi përballen me probleme korrupsioni

Gjysma e kompanive në Serbi përballen me probleme korrupsioni

Në raportin e ri mbi Shtetin e së Drejtës, Komisioni Europian nuk evidenton drejtpërdrejt çështje të lidhura me ekonominë, por shqyrton disa fusha kyçe që ndikojnë ndjeshëm në klimën e të bërit biznes për kompanitë dhe sipërmarrësit në Serbi.

 

Një prej fushave të veçuara është prokurimi publik. Është theksuar se përjashtimet nga Ligji për Prokurimin Publik vazhdojnë të përdoren gjerësisht. “Kjo shmang zbatimin e ligjit dhe mekanizmat e mbikëqyrjes janë të pamjaftueshëm”, – thuhet në raport.

 

Komisioni vëren se në vitin 2023, vlera e prokurimeve të përjashtuara nga ligji ishte pothuajse e barabartë me vlerën e kontratave të përfunduara nëpërmjet procedurave të rregullta, duke “minuar efektivitetin e ligjit”.

 

Një tjetër sfidë madhore është përdorimi i përjashtimeve ligjore në kuadër të marrëveshjeve ndërqeveritare.

 

“Mbikëqyrja e procedurave të prokurimit publik ka dobësi, që mund të çojnë në mungesë llogaridhënieje për shkeljet. Edhe pse Kodi Penal përfshin një vepër specifike për abuzim në prokurim publik, dënimet janë të rralla.

Të fundit