Flash News

Rajoni

Greqia diskuton masat e reja anti-Covid: Hapja e shkollave ende në pikëpyetje; ç'ndodh me transportin dhe kateringun për festa

Greqia diskuton masat e reja anti-Covid: Hapja e shkollave ende në
Foto Ilustruese

Greqi- Komiteti i ekspertëve është mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne për të këshilluar qeverinë greke nëse duhet të hapen shkollat për pak kohë përpara Krishtlindjes dhe festave të fundvitit apo jo.

Mediat greke raportojnë se për rihapjen e shkollave kryesisht fillore, gjimnazet dhe licet, deri më tani nuk ka asnjë ndryshim të masave.

Zv. ministri i Zhvillimit, Nikos Papathanasis, bëri me dije se gjatë takimit të sotëm, hapja ose jo e shkollave nuk ka qenë pjesë e diskutimit. Me afrimin e Krishtlindjes dhe festave të fundvitit, theksi është vendosur në këtë pikë.

"Këtë javë do të ketë një diskutim me ekspertët rreth hapjes së tregut dhe më pas vendimet do të merren nga Qeveria", tha ministri.

Kujtojmë se, qeveria greke ka marrë masa drastike, deri në izolim, pas valës së dytë të pandemisë, i cili skadon më 14 dhjetor. Masat e reja u morën me qëllim uljen e shifrave të të infektuarve për kalimin e një periudhe fundviti më të qetë.

Hapja sezonale e tregjeve të Krishtlindjeve ende nuk është shumë e qartë. Pas hapjes sot të dyqaneve, do të hapen edhe parukierët, libraritë dhe lodrat (nëpër qendrat tregtare).

Po ashtu, ekspertët grek pritet të marrin vendimin nëse mund të hapen tregjet e Krishtlindjes për perjudhën e festave, pak kohë pas “izolimit”.

Pas mbledhjes, pritet të njoftohen masat e reja për njësitë tregtare, por edhe rregullat që do të do të zbatohen për transportin publik dhe si do të funksionojë tregu në tërësi gjatë festave të Krishtlindjeve.

Të fundit