Flash News

Rajoni

Greqi, prindërit mbylli foshnjën në makinë dhe dalin për shëtitje

Greqi, prindërit mbylli foshnjën në makinë dhe dalin

Policia greke ka shpëtuar një foshnje, të cilën prindërit e kishin mbyllur brenda në makinë dhe vetë kishin dalë për shëtitje.

Ngjarja ka ndodhur në Chania, njësia rajonale e Kretës, Greqi. Gjithçka ka ndodhur pak para orës 20:30. Brenda një makine të mbyllur ishte një foshnje që qante, ndërsa prindërit nuk kishin menduar për temperaturat e larta dhe se sa në rrezik mund të vihej jeta e tij. 

Efektivët e policisë të mbërritur në vendngjarje, kanë thyer xhamin e mjetit dhe kanë arritur të nxjerrin foshnjën. Pak më vonë në vendngjarje kanë mbërritur edhe prindërit e tij, të cilët kishin dalë për shëtitje me fëmijën tjetër. Çifti nga Japonia po hetohet nga ana e policisë.

Të fundit