Flash News

Rajoni

Greqi/ Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e lëndëve plasëse në Itea

Greqi/ Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e lëndëve

Një shpërthim shumë i fortë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në një fabrikë lëndësh plasëse në zonën e Iteas, Grevena.

Në vendngjarje kanë shkuar 11 zjarrfikëse me katër automjete, ndërsa po bëhet kontroll për persona të bllokuar, raporton Prothothema.

Sipas informacioneve të para të ERT Kozanit, rezultojnë të zhdukur tre persona, që dyshohet se janë roje të repartit.

Brigada e Zjarrfikëses dhe Policia nuk lejojnë askënd të afrohet në afërsi, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar regjional i Maqedonisë Perëndimore, kryetari i komunës së Grevenës dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal, të cilët janë njoftuar për ngjarjen që ka tronditur zonën.

Të fundit