Flash News

Rajoni

Greqia emëron të dërguarën e Posaçme për Ballkanin Perëndimor

Greqia emëron të dërguarën e Posaçme për

Ambasadorja e Greqisë në Bukuresht, Sofia Grammata, është emëruar e dërguara speciale e Ministrisë së Jashtme për Ballkanin Perëndimor, raportojnë mediat.

Vendimi i marrë nga ministri i Jashtëm Nikos Dendias, i cili tha se "Greqia i kushton rëndësi parësore konsolidimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin më të gjerë."

“Në këtë drejtim, ajo promovon konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe mbi bazën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, të ligjit ndërkombëtar të detit dhe mbështet në mënyrë aktive perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Dendias. 

Grammata mori detyrën si e dërguare e Greqisë në Rumani, me akreditimin e njëkohshëm në Moldavi në vitin 2019. Ajo kishte shërbyer më parë si drejtuese e Drejtorisë për Evropën Juglindore të Ministrisë së Jashtme. Ajo do të vazhdojë të kryejë detyrat e reja paralelisht me ato ekzistuese.

Të fundit