Flash News

Rajoni

Greqia mbyllet në fundjavë, qeveria shtrëngon masat pas përkeqësimit të situatës nga Covid-19

Greqia mbyllet në fundjavë, qeveria shtrëngon masat pas

Ekspertët e shëndetësisë në Greqi kanë kërkuar që vendi të izolohet gjatë fundjavave për shkak të përkeqësimit të situatës nga Covid-19.

Komiteti i Ekspertëve vendosi që të mbyllen sërish dyqanet si dhe kthimi i izolimit në fundjavë, si shkak i rritjes së infektimeve dhe numrit të humbjeve të jetëve, shkruajnë mediat greke. 

Gjatë 24 orëve të fundit Greqia ka shënuar 1,195 raste të reja dhe 19 humbje jete, duke e çuar kështu numri e përgjithshëm të rasteve në 162,107, nga të cilët 51.9% janë burra.

E gjithë Greqia është ndarë në disa zona dhe sipas këtyre zonave janë marrë edhe masat përkatëse. Në zonat e konsideruara me rrezikshmëri të lartë virale do të mbyllen shkollat, çerdhet, dyqanet, etj.

 

Të fundit