Rajoni

Qeveria greke prezanton planin e rimëkëmbjes kombëtare, çfarë synon

Qeveria greke prezanton planin e rimëkëmbjes kombëtare,
Kyriakos Mitsotakis

Greqia ka miratuar planin kombëtar të rimëkëmbjes. Ai përbëhet nga 170 projekte, investime dhe reforma, raportojnë mediat greke.

Gjithashtu bazohet në 4 shtylla, tranzicionin dixhital të shtetit dhe ekonomisë, rritjen e punësimit dhe kohezionit social, ekonominë e gjelbër dhe fillimin e aktivitetit prodhues.

Ky plan synon të krijojë 200,000 vende pune, por edhe të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto me 7 pikë në 6 vitet e ardhshme, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

"Plani kombëtar i rimëkëmbjes nuk ka të bëjë me një qeveri, ka të bëjë me të gjithë vendin, është shumë i madh për t'u përshtatur në një parti", tha kryeministri, ndërsa shtoi se ai nuk është i kufizuar në afate, por shtrihet në dekada.

Të fundit