Flash News

Rajoni

Greqia mund të nisë aplikimin e certifikatës së gjelbër përpara 1 korrikut

Greqia mund të nisë aplikimin e certifikatës së gjelbër
Foto ilustruese

Greqia ka gati certifikatën e gjelbër përpara datës së planifikuar të 1 korrikut, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Duke e cilësuar certifikatën dixhitale të BE-së si "një korsi të shpejtë" që lehtëson udhëtimet dhe "rivendosjen e lirisë së lëvizjes", raportojnë mediat greke.

Mitsotakis shpjegoi se sistemi i ri përfshin të dhëna kombëtare në një platformë të BE-së, në mënyrë që njerëzit që udhëtojnë brenda bllokut, të mund të verifikohen që janë vaksinuar kundër Covid-19, janë shëruar nga virusi ose janë testuar negativisht.

“Certifikata digjitale e BE-së për COVID nuk është asgjë më shumë se një ndihmë e shpejtë për udhëtimin. Kjo do t’i bëjë udhëtimet shumë më të lehta, veçanërisht gjatë verës. Më lejoni të përsëris se kjo është shumë e  rëndësishme për ne”, u shpreh kryeministri i Greqisë.

Të fundit