Flash News

Rajoni

Greqia shtrëngon masat anti-covid, vendos bllokim deri në 11 janar

Greqia shtrëngon masat anti-covid, vendos bllokim deri në 11 janar

Greqia ka shtrënguar sërish masat anti-covid pas festave të fundvitit.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas njoftoi se duke nisur nga nesër vendi do të mbyllet dhe kjo masë do të zgjasë deri në 11 janar.  

Që nga nesër, në orën 6 në mëngjes deri të hënën 11 janar, deri ne ora 9 në mbrëmje kthehet shtetrrethimi dhe vetëm punonjësit dhe ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore mund të dalin.

Dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura, ashtu si edhe libraritë dhe parukeritë. Kishat gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura për shërbesat e së Dielës dhe Ditën e Epifanisë së 6 Janarit.

Qeveria greke u bëri thirrje njerëzve tu përmbahen rreptësisht masave dhe të jenë të durueshëm për një javë, në mënyrë që shkollat ​​të mund të rihapen.

 

Të fundit