Flash News

Rajoni

Greqia zgjeron murin kufitar, kërkon ndihmën e BE-së për migracionin

Greqia zgjeron murin kufitar, kërkon ndihmën e BE-së për

Greqia parandaloi rreth 260,000 emigrantë që të hynin ilegalisht në vitin 2022 dhe arrestoi 1,500 trafikantë.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Takis Theodorikakos foli me ambasadorët nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian plus Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar teksa i udhëzoi ata drejt një muri kufitar ende në zgjerim në verilindje të vendit, raporton Associated Press.

Theodorikakos u theksoi 28 të dërguarve se kufiri i Greqisë është edhe kufiri i jashtëm i BE-së.

“Detyra për mbrojtjen e kufirit ka nevojë për mbështetjen e opinionit publik evropian, vetë Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të tij përbërës individualisht,” tha Theodorikakos. “Është qëndrimi ynë i palëkundur që shtetet anëtare të pritjes së parë nuk mund të jenë emigrantëve vetëm destinacione evropiane.”

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Matthew Lodge tha se “prioriteti ynë është të mbrojmë jetën dhe dinjitetin njerëzor të rrezikuar nga rrjetet kriminale të trafikimit edhe pse nuk jemi më anëtare të BE-së, ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë”.

Të fundit