Flash News

Rajoni

Grupet e të drejtave të njeriut e kritikojnë, Greqia hap një kamp të ri emigrantësh

Grupet e të drejtave të njeriut e kritikojnë, Greqia hap një

Greqia përuroi sot një nga pesë kampet e reja të "mbyllura" të emigrantëve, të kundërshtuar nga grupet e të drejtave, të cilët thonë se masat janë shumë kufizuese.

Gardhi me tela me gjemba rrethon kampin e ri në ishullin Samos, i cili është instaluar gjithashtu me kamera survejimi, skanerë me rreze x dhe dyer magnetike, raportojnë mediat e huaja.

BE-ja ka dhënë 276 milionë euro për kampet e reja në pesë ishujt e Greqisë në Egje - Leros, Lesbos, Kos, Chios si dhe Samos - që marrin shumicën e emigrantëve që vijnë nga Turqia fqinje.

Kampi Samos ka një qendër paraburgimi dhe azilkërkuesit do të jenë në gjendje të hyjnë vetëm duke skanuar gjurmët e gishtërinjve dhe shënjat elektronike në hyrje.

Portat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë natës dhe ata që nuk kthehen para orës 20:00 do të përballen me sanksione disiplinore.

Të fundit