Flash News

Rajoni

Humbi djalin në aksidentin tragjik të Tempit, Pano Ruçi vijon grevën e urisë në Greqi prej 17 ditësh

Humbi djalin në aksidentin tragjik të Tempit, Pano Ruçi vijon

Prej 17 ditësh, Pano Ruçi, vijon grevën e urisë në shenjë proteste për humbjen tragjike të djalit të tij në në aksidentin tragjik në Tempi.

Ai ka refuzuar t’i nënshtrohet kontrolleve laboratorike, pavarësisht monitorimit të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore greke.

Sipas mediave vendase, shërbimet emergjente janë në gatishmëri të plotë pranë sheshit Syntagma, aty ku Ruçi po zhvillon protestën.

Ambulancat dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë raportohen se kontrollojnë gjendjen e tij disa herë në ditë, duke i matur shenjat jetësore dhe duke i rekomanduar vazhdimisht analiza për të shmangur komplikacione serioze.

Megjithatë, deri më tani ai ka refuzuar çdo test laboratorik, duke e bërë më të vështirë vlerësimin e gjendjes së tij reale shëndetësore.

 

Të fundit