Flash News

Rajoni

Integrimi, Borrell: Vetoja e Sofjes ndaj Shkupit është 'dhuratë për Rusinë'

Integrimi, Borrell: Vetoja e Sofjes ndaj Shkupit është

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ushtroi presion mbi Sofjen të hënën për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke filluar negociatat e pranimit në BE, duke deklaruar se mungesa e zgjidhjes është në dobi të Rusisë.

Sofja aktualisht po bllokon përparimin e Shkupit drejt anëtarësimit në BE për çështje kulturore, trashëgimie dhe gjuhësore, raporton Euractiv, çka ka bërë që të dyja vendet të mbeten në pritje pa fund.

“Kjo situatë nuk po i dëmton vetëm ata, po na dëmton neve. Po na kushton shumë neve dhe rajonit në aspektin e besueshmërisë dhe perspektivës politike. Është një dhuratë për Rusinë. Është një dhuratë për Rusinë dhe një rast për ta zvarritur më tej këtë”, tha Borrell.

Borrell shtoi se Këshilli i BE-së kishte ambicie për të gjetur një zgjidhje dhe "të shmangte një krizë" përpara përfundimit të Presidencës franceze më 30 qershor.

Të fundit