Rajoni

Ish-shefi i policisë malazeze ndalohet të hyjë në Serbi

Ish-shefi i policisë malazeze ndalohet të hyjë në Serbi

Ish-drejtorit të Policisë së Malit të Zi, Nikola Terziç, i është ndaluar hyrja në Serbi me kërkesë të Agjencisë Serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA), sipas raportimeve të mediave malazeze.

Terziq konfirmoi se vendimi iu dorëzua pas katër orësh pritjeje në pikën kufitare të Shpilanit, teksa po udhëtonte drejt Serbisë, ku jep mësim në universitet.

“Mbrëmë, pas katër orësh pritjeje në pikën kufitare të Shpilanit, më është dorëzuar vendimi që më ndalonte hyrjen në Serbi – për arsye të mbrojtjes së sigurisë së Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj. Mendoj se ky vendim i ka dëmtuar qytetarët e Serbisë, sepse sot dhe nesër, studentët e vitit të tretë dhe të katërt kishin provimet e tyre përfundimtare. Jam i befasuar dhe vërtet i zhgënjyer nga ky vendim i autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë”, deklaroi Terziç për gazetën “Vijesti”.

Të fundit