Flash News

Rajoni

Italia konfirmon kur nis vaksinimi anti-Covid

Italia konfirmon kur nis vaksinimi anti-Covid
Foto ilustruese

"Blerja e vaksinës anti-Covid është e centralizuar dhe do të administrohet falas për të gjithë italianët". 

Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza në Senat. Dozat e para të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë midis datave 23 dhe 26 Janar dhe do të ruhen në 300 pika të identifikuara brenda spitaleve, raportojnë mediat vendase.

Përparësia në vaksinim do ketë personeli shëndetësor, të sëmurët kronikë, më pas personat mbi 80 vjeç, duke vijuar me mosha të tjera më të reja e kështu me radhe.  

Nga ana tjetër Britania e Madhe ka fituar garën për miratimin e vaksinës ndaj COVID-19 pasi sot dha ‘ok’ për rastet emergjente.

Të fundit