Flash News

Rajoni

Ivica Daçiç për "Ballkanin e Hapur": Ishte propozim i Serbisë

Ivica Daçiç për "Ballkanin e Hapur": Ishte propozim

Kryetari i Kuvendit serb, Ivica Daçiç ka thënë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” ka ardhur si propozim i Serbisë. Ai shtoi se kjo ka bërë që shtetet të hezitojnë të bëhen pjesë e kësaj iniciative.

“Kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë”, tha Daçiç për Tanjug.

Ndërkohë në Tiranë sot dhe nesër do të mbahet samiti i radhës në kuadër të kësaj nisme. Pasditen e sotme do të mbahet dhe një protestë kundër vizitës së Aleksandër Vuçiç.

 

Të fundit