Flash News

Rajoni

‘Java e ferrit’, pothuajse të gjitha qytetet kryesore italiane janë në alarm të kuq

‘Java e ferrit’, pothuajse të gjitha qytetet kryesore italiane

Alarmi i kuq për nxehtësinë ekstreme është në fuqi në shumicën e qyteteve kryesore të Italisë, ndërsa valët e të nxehtit intensifikohen në Evropë, shkruan BBC.

Paralajmërimet nënkuptojnë se nxehtësia përbën një kërcënim për të gjithë, jo vetëm për grupet vulnerabël.

Zjarret po shpërthejnë gjithashtu në të gjithë kontinentin, duke përfshirë Greqinë dhe Alpet Zvicerane.

Miliona njerëz në hemisferën veriore po preken nga temperaturat përvëluese.

BBC Ëeather thotë se pjesë të ishujve italianë të Sardenjës dhe Siçilisë do të jenë sërish më të nxehtit, me temperaturat maksimale rreth 46 ose 47 gradë Celsius.

Vala e të nxehtit, e cila ka përfshirë të gjithë vendin, është përshkruar nga mediat lokale si settimana infernale - ose "java e ferrit".

Të fundit