Flash News

Rajoni

Kurti dhe Vuçiç takojnë sot në Bruksel shefin e NATO-s

Kurti dhe Vuçiç takojnë sot në Bruksel shefin e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë sot në Bruksel presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në një kohë kur zyrtarët e të dyja vendeve kanë shfaqur një retorikë të ashpër pas vendosjes për zbatimin e reciprocitetit të targave nga ana e Kosovës.

Stoltenberg do t’i zhvillojë takimet me Kurtin dhe Vuçiç të ndara. Në 15:30 shefi i NATO-s do të presë presidentin serb dhe në 17:00 do të zhvillojë takimin me kryeministrin Kurti.

Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë pasi Kurti dhe Vuçiç do të zhvillojnë bisedime mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Të fundit