Flash News

Rajoni

Kina dërgon sistemin e raketave “sekrete” në Serbi, ekspertët: Kërcënohet paqja në Ballkan

Kina dërgon sistemin e raketave “sekrete” në Serbi,

Serbia ka marrë këtë fundjavë një sistem të sofistikuar kundërajror kinez, në një kohë kur Evropa është e shqetësuar së pari për mbështetjen e Beogradit ndaj Moskës, kur kjo e fundit ka nisur luftën në Ukrainë.

Mediet e huaja dhe ekspertët ushtarakë janë shprehur se grumbullimi i armëve në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen në rajon. Gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit të shtunën, dhe thuhet se mbajnë sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe.

Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së AP për koment.

Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës.

Analisti ushtarak serb Aleksandër Radiç tha se "kinezët kryen demonstrimin e tyre të forcës".

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç konfirmoi gjithsesi shpërndarjen e sistemit me rreze të mesme që u ra dakord në 2019, duke thënë të shtunën se ai do të prezantojë inovacionet e ushtrisë serbe shumë shpejt.

Vuçiç u ankua më herët se vendet e NATO-s, të cilat përfaqësojnë shumicën e fqinjëve të Serbisë, po refuzojnë lejimin e fluturimeve të dërgesës së sistemit mbi territoret e tyre mes tensioneve për agresionin rus ndaj Ukrainës.

Megjithëse Serbia ka votuar në favor të rezolutave të OKB-së që dënojnë sulmet e përgjakshme ruse në Ukraina, ajo ka refuzuar t'i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër aleatëve të saj në Moskë ose të kritikojë drejtpërdrejt mizoritë e dukshme të kryera nga trupat ruse atje.

Sistemi i raketave kineze është krahasuar gjerësisht me sistemet e raketave amerikane Patriot dhe ruse S-300, megjithëse ka një rreze më të shkurtër se S-300 më të avancuara. Serbia do të jetë operatori i parë i raketave kineze në Evropë.

Të fundit