Flash News

Rajoni

Kosova vendosi reciprocitetin e targave, Vuçiç del me 4 kushte për Kurtin

Kosova vendosi reciprocitetin e targave, Vuçiç del me 4 kushte

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka parashtruar katër kushte për Kosovën dhe ndërkombëtarët për të vijuar më tej me dialogun mes dy shteteve.

Sipas gazetës Express, Vuçiç ka parashtruar përkatësisht këto kushte: Bashkimi Evropian të tregojë nëse vijon të jetë në fuqi marrëveshja e Brukselit apo jo, që policët e armatosur të tërhiqen nga veriu, që vendimi kundër Ivan Todosijeviqit të anulohet dhe që të jepen licenca për dy kompanitë serbe të energjisë elektrike.

Kushtet e vendosura nga Vuçiç vijnë pasi Kosova dërgoi në veri, njësitë policore të armatosur ROSU. Në këtë pikë, Vuçiç kërkoi tërheqjen e tyre nga kufiri ose në të kundërt nuk do të kishte kuptim që dialogues tyre të vazhdonte.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi dje se është i gatshëm të heqë targat, në rast se edhe Serbia bën të njëjtën gjë sikurse Kosova.

“Kjo masë është e barabartë me atë që shteti i Serbisë e aplikon ndaj Kosovës për dy dekada. E kam bërë të ditur edhe në takimin që e kam pasur me ambasadorët e QUINT-it dhe me shefin e misionit të BE-së, se vendimi i Kosovës është në kornizën e zbatimit të ligjit dhe jam i gatshëm që në çdo kohë këtë masë ta heqë, nëse kemi një zotim të tillë edhe nga pala e Serbisë”, ka thënë Kurti.

 

 

Të fundit