Flash News

Rajoni

Kundër projektligjit të punës, punonjësit në Greqi grevë 24-orëshe

Kundër projektligjit të punës, punonjësit në Greqi

Punonjësit në sektorin publik dhe privat në Greqi do të zhvillojnë një grevë 24-orëshe. Sipas mediave helene, ata protestojnë kundër projekt-ligjit të ri të punës.

Greva është planifikuar të mbahet në Athinë dhe Selanik, por dhe në qytete të tjera.

"Konfederata ka shprehur që në fillim mosmarrëveshjen e saj të fortë me dispozitat e diskutueshme të projekt-ligjit të punës, një projekt-ligj me ligje të cilat, nëse zbatohen, do të shkaktonin një goditje të madhe në tregun e punës, autonominë kolektive dhe shoqërinë," thuhet në njoftimin e konfederatës.

Partitë thonë se projektligji do të nivelojë të drejtat e punëtorëve, do të shfuqizojë rregullin tetë-orësh, të lehtësojë pushimet, dhe të kufizojë të drejtën për grevë.

Të fundit