Flash News

Rajoni

Kurti dhe Vuçiç takohen sot për herë të dytë në Bruksel, pala serbe kërkon asociacionin e komunave me shumicë serbe

Kurti dhe Vuçiç takohen sot për herë të dytë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç do të takohen ditën e sotme në Bruksel. Ky takim zhvillohet në kuadër të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me ndërmjetësim e Bashkimit Europian.

Ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel pas 15 qershorit ku palët theksuan përplasjet mes tyre.

Pala serbe këmbëngul që Kosova të zbatojë marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa pala e Kosovës vlerëson se janë nënshkruar disa marrëveshje që nuk respektohen plotësisht nga Serbia.

Në takimin e parë, Albin Kurti paraqiti katër propozime për dialogut:

1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë CEFTA-n në SEFTA.
2. Kosova dhe Serbia menjëherë të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën.
3. Pas njohjes së ndërsjellët midis Kosovës dhe Serbisë, në të dy vendet të ketë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave, që serbët në Kosovë të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.
4. Dorëheqjen e Veljko Odalloviqin nga delegacioni serb për të pagjeturit.

Para takimit të sotën, Vuçiç deklaroi se pret që në këto bisedime të zgjidhen disa probleme, siç i quan ai “specifike”.

“Sa i përket Brukselit, ne po shkojmë me besimin më të mirë, për të biseduar dhe zgjidhur probleme specifike, që nga personat e zhdukur dhe për gjithçka tjetër”, është shprehur Vuçiç për gazetarët.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me takimin e sotëm në kuadër të bisedimeve Kosovë – Serbi.

Të fundit