Flash News

Rajoni

Kurti mbështet ‘Procesin e Berlinit’, Abazoviç nuk e sheh ‘Open Balkan’ si pengesë

Kurti mbështet ‘Procesin e Berlinit’, Abazoviç nuk e
Foto Ilustruese

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, tre vendet kundër nismës ‘Open Balkan’, janë mbledhur për të diskutuar në një konferencë online.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur të njëjtin qëndrim sa i përket ‘Ballkanit të Hapur’, duke mos e pranuar. Në konferencë, Kurti u shpreh se Kosova do t’i qëndrojë vetëm ‘Procesit të Berlinit’.

“Çdo iniciativë duhet t’i përshtatet axhendës së Evropës, të operojë me rregullat e Evropës, dhe të na sjellin më pranë anëtarësimit të Evropës. Në mbajmë procesin e Berlinit si të vetmen kornizë në të cilën ka shumë iniciativa. Kemi mbështetur procesin e Berlinit do të vazhdojmë të mbështesim procesin e Berlinit ku të gjitha vendet janë njësoj të barabarta”, tha Kurti.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se nuk e sheh ‘Ballkanin e Hapur’ si një pengesë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Synimi i Malit të Zi është t’i bashkohet BE-së, ne nuk po kërkojmë diçka që i ngjan BE-së, çdo gjë që ngjan si zëvendësim i saj është i rrezikshëm për vendin. Por gjithsesi nuk e shoh Open Balkan si një mënyrë që mund të shkatërroje këtë synim. Po e shoh në një mënyrë tjetër që mund të ndihmojë në integrimin evropian. Sepse kemi nevoje të rrisim besimin, te kemi më shumë sukses, dhe që nuk kanë shumë barriera”, tha Abazoviç.

Të fundit