Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë

Dy miliardë euro, të cilat, sipas raportimeve, janë siguruar nga një biznesmen serb, kanë rihapur çështjen se kush do të jetë pronari i ri i Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).
Në një prononcim të shkurtër për Radion Evropa e Lirë, Ranko Mimoviq, konfirmoi se ka dorëzuar një ofertë për shumicën e aksioneve në NIS, të cilat aktualisht janë në pronësi të investitorëve rusë.
Nga ana tjetër, gjiganti energjetik rus, Gazprom Neft, deklaroi se, tash për tash, po zhvillon negociata për shitjen vetëm me kompaninë hungareze të naftës, MOL.
Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, oferta e biznesmenit serb është “joserioze”.
Kompania “Senator Dva” e Ranko Mimoviqit, e cila, sipas raportimeve, ka dërguar ofertën te Gazprom Neft-i, është themeluar në Serbi në mes të vitit të kaluar, ndërsa për aktivitetin e saj ka shumë pak informacione publike.
Mimoviq është përmendur më herët në publik si biznesmen me një sërë kompanish në Serbi dhe në rajon – shumë prej të cilave janë mbyllur.
Veprimtaria e tij në Slloveni është shoqëruar me dyshime për mashtrim dhe pastrim parash.
Biznesmeni pa përgjigje për detajet e ofertës
NIS, për shkak të pronësisë shumicë ruse, është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – gjë që, muajt e fundit, ia ka vështirësuar funksionimin prodhuesit të vetëm të naftës dhe derivateve në Serbi.
Për heqjen e sanksioneve, Uashingtoni kërkon largimin e kompanive ruse të energjisë nga NIS-i, ndërsa afati për këtë është 22 maji.
Derisa Moska po negocion shitjen me kompaninë hungareze MOL, në publik u shfaq edhe “lojtari i dytë”.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi më 6 maj se biznesmeni Ranko Mimoviq, përmes një kompanie deri tani të panjohur për publikun, u ka ofruar pronarëve rusë dy miliardë euro për shumicën e aksioneve në NIS.
Ai, gjithashtu, deklaroi se pronarët rusë e kanë “pranuar në parim” ofertën dhe se për këtë e ka informuar edhe Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) të Departamentit amerikan të Thesarit.
Kjo, sipas tij, ka ndodhur gjashtë muaj më parë.
Radio Evropa e Lirë i dërgoi pyetje përmes emailit, lidhur me ofertën dhe burimin e kapitalit për blerjen e mundshme të pjesës ruse në NIS, por Mimoviq nuk u përgjigj.
Nga zyra ligjore që e përfaqëson atë, thanë shkurtimisht për REL-in se “në këtë fazë vetëm mund t’i konfirmojnë të gjitha pretendimet e publikuara nga Reuters”.
Moska thotë se po negocion vetëm me Budapestin
Kompanitë ruse të energjisë, Gazprom Neft dhe Gazprom, kanë mbi 56 për qind të aksioneve në NIS.
Aktualisht thonë se po zhvillojnë negociata për shitjen vetëm me kompaninë hungareze, MOL.
“Gazprom Neft po përgatit në mënyrë aktive shitjen e pjesës së tij në NIS te kompania hungareze, MOL. Tani, janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme korporative dhe rregullatore. Kompania nuk po zhvillon asnjë negociatë tjetër për këtë çështje”, thanë nga kjo kompani për agjencisë Reuters.
MOL, gjithashtu, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se negociatat me pronarët rusë janë duke vazhduar.
Vuçiç nuk e merr seriozisht ofertën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk e njeh biznesmenin Mimoviq dhe se nuk është i informuar për synimet e tij për blerjen e NIS-it.
Ai, gjithashtu, tha se një gjë e tillë “nuk do të lejohej”.
“I gjeti dikush dy miliardë. Kompani serbe. A jeni seriozë? Nuk është marrë kurrë në jetën e tij me këtë punë dhe tani do ta blejë këtë. Po shteti i Serbisë pyetet, apo jo? Nuk mund ta blesh. Nuk lejon Serbia”, tha Vuçiq më 7 maj, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd.
Vuçiq i mohoi edhe pretendimet që u shfaqën te një pjesë e publikut, se pushteti qëndron pas ofertës së Mimoviqit për blerjen e NIS-it.
“Fakti që ju keni rënë pre dhe keni besuar se pas kësaj qëndron dikush nga pushteti, flet për ju”, tha ai.
Ai shtoi se “kjo lojë nuk do të kalojë”.
“Ose do të vijë dikush që di se si menaxhohen dhe si udhëhiqen kompani të tilla në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, ose lamtumirë të gjithëve”, u shpreh Vuçiq.
Beogradi, sipas tij, pret që negociatat mes pronarëve rusë dhe MOL-it të përfundojnë gjatë javës së ardhshme.
“Ka rreth katër-pesë pika mosmarrëveshjesh, por ne jemi të gatshëm për kompromis. Besoj se edhe pala hungareze është, si dhe ajo ruse”, tha Vuçiq.
Shteti i Serbisë, si pronar i vogël në NIS, është i përfshirë në negociata.
Qëllimi i tij është të rrisë pjesën e vet në kompani për 5 për qind, si dhe të ruajë funksionimin e rafinerisë në Pançevë – e vetmja në Serbi.
Megjithatë, fjala përfundimtare për shitblerjen i takon OFAC-ut amerikan, i cili duhet të miratojë transaksionin mes MOL-it dhe Gazprom Neft-it.
OFAC-u nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it lidhur me shitjen e NIS-it.
Çfarë ka Ranko Mimoviq në Serbi?
Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve në Serbi, Ranko Mimoviq është pronar i dy kompanive “motra”, me emër të ngjashëm – “KFT SENATOR TREASURY G.T.7. JEDAN” dhe “KFT SENATOR TREASURY G.T.7. DVA”.
Të dyja janë regjistruar në të njëjtën adresë dhe në të njëjtën datë – 18 gusht 2025, në Suboticë.
Kompanisë “Senator Jedan” i është hequr përkohësisht numri tatimor (PIB), i domosdoshëm për funksionim, ndërsa llogaria e saj është bllokuar për shkak të përmbarimit të detyruar.
“Senator Dva”, që përmendet si një nga blerësit e mundshëm të NIS-it, e ka llogarinë të bllokuar për një borxh prej rreth 80 eurosh.
Për aktivitetin e këtyre kompanive ka shumë pak informacione publike.
Ato janë krijuar nga ndarja e kompanisë mëmë “KFT SENATOR TREASURY G.T.7. DOO”, e cila, pas dy vjetësh funksionimi, u mbyll në gusht 2025.
Edhe për të ka pak të dhëna publike, përveç faktit se pasuria e saj është ndarë në kompanitë simotra, të cilat e kanë futur atë si kapital fillestar.
“Senator Jedan” ka në kapitalin e saj aksione të një kompanie bullgare dhe obligacione të Gjermanisë dhe Kinës, me vlerë rreth 822 milionë euro.
“Senator Dva” ka të deklaruar si kapital një certifikatë depozite me të drejtë disponimi në bankën zvicerane Union Bank, për 15 tonë ar, me vlerë rreth 950 milionë euro.
Të dyja kompanitë janë të regjistruara për shërbime financiare dhe nuk kanë punonjës.
Gjatë vitit 2025 kanë qenë joaktive, ndërsa Mimoviq, në mars 2026, ka dorëzuar një raport në regjistrin e biznesit për mosaktivitetin e tyre gjatë vitit të kaluar.
Përveç kompanisë mëmë të mbyllur “Senator”, Mimoviq ka pasur edhe shtatë kompani të tjera në Serbi ndër vite, në fusha të ndryshme, por që sot nuk janë më aktive.
Ato janë marrë me përpunimin e frutave dhe perimeve, hoteleri, tregti me shumicë, pastrim uji dhe shpërndarje gazi përmes tubacioneve.
Të gjitha janë fshirë nga regjistri i biznesit.
Disa kanë përfunduar në falimentim, ndërsa të tjera në likuidim të detyruar – që do të thotë se janë mbyllur me vendim të institucioneve shtetërore.
Pse tani “blerësi i ri”?
Për gazetarin e çështjeve ekonomike në Serbi, Misha Bërkiq, është “interesant” fakti që biznesmeni Ranko Mimoviq, i përmendur si një nga kandidatët e mundshëm për blerjen e NIS-it, është shfaqur tani – në fazën përfundimtare të procesit të shitjes së kompanisë së naftës.
“Përse, nëse ai para rreth gjashtë muajsh ka dorëzuar një propozim në OFAC-un amerikan? Përse deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga OFAC-u? Ndoshta sepse kjo ofertë nuk është marrë seriozisht”, vlerëson Bërkiq për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, pas kësaj oferte nuk qëndron asgjë reale.
“Nuk ia vlen të komentosh diçka që është jashtë logjikës ekonomike dhe jashtë rrjedhave të realitetit”, shton ai.
Bërkiq thekson se në blerjet e kompanive të mëdha ndërkombëtare, transparenca është kyç.
“Kur një kompani shpall publikisht synimin për blerje, zakonisht tregon edhe si i ka siguruar paratë: ose nga kapitali i vet dhe fitimet, ose përmes tregjeve financiare, ose përmes një konsorciumi investitorësh që kanë siguruar fondet…”, shpjegon ai.
“Në këtë rast, të dalësh dhe të thuash ‘ofrojmë dy miliardë euro’ – çdo qytetar me njohuri minimale ekonomike e kupton që dy miliardë euro nuk janë dy miliardë klikera”, thotë Bërkiq.
MOL: Negociatat në përputhje me rregullat e sanksioneve
NIS-i është nën sanksionet amerikane që nga janari i vitit 2025.
Pas disa shtyrjeve, ato hynë në fuqi në tetor të po atij viti.
Qëllimi i sanksioneve të vendosura ndaj sektorit energjetik rus, ku përfshihet edhe NIS-i, është t’i pamundësojë Rusisë financimin e mëtejshëm të luftës në Ukrainë.
Kompania hungareze MOL, në përgjigjen dhënë Radios Evropa e Lirë, thekson se negociatat për blerjen me Gazprom Neft-in po vazhdojnë në përputhje me marrëveshjen kornizë të nënshkruar më herët, si dhe me rregullat e sanksioneve.
“Mbyllja e transaksionit, ndër të tjera, kërkon miratimin e OFAC-ut, si dhe të autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë”, thuhet në përgjigjen e MOL-it më 7 maj.
Aty, gjithashtu, theksohet se rafineria në Pançevë ka një rol strategjik shumë të rëndësishëm në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji.
“Qëllimi i kompanisë MOL është të forcojë më tej sigurinë e furnizimit në Serbi dhe rajon, si dhe të zhvillojë sinergji mes rafinerive. Nëse transaksioni realizohet me sukses, ne planifikojmë ta menaxhojmë impiantin në afat të gjatë”, thuhet në përgjigje.
Pikat e mosmarrëveshjes
Sipas ministres serbe të Energjisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, pikërisht rafineria është një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes në raportet Beograd-Budapest.
Ajo deklaroi më 7 maj, pas bisedimeve me udhëheqjen e MOL-it, se Serbia nuk është e kënaqur me propozimin e paraqitur.
“Bëhet fjalë për vijat e kuqe që kemi thënë se Serbia nuk do t’i kalojë – para së gjithash për funksionimin e ardhshëm të rafinerisë në Pançevë, kapacitetin e përpunimit të naftës së papërpunuar dhe mënyrën se si të sigurojmë që nivelet që dakordohen, respektohen”, shkroi Gjedoviq Handanoviq në llogarinë e saj në Instagram.
Sipas saj, tani pritet një propozim i ri nga MOL-i.
“Mua më duket qesharak informacioni se ministrja e Energjisë thotë se Serbia po negocion me menaxhmentin e MOL-it për bashkëpunim dhe punë të ardhshme”, vlerëson gazetari Bërkiq.
“Ne jemi vetëm vëzhgues të heshtur të asaj se si dy partnerë – hungarez dhe rus – po negociojnë procesin e shitblerjes”, shton ai.
Marrëveshja kornizë për blerjen e pjesës ruse në NIS është arritur në mes të janarit mes MOL-it dhe Gazprom Neft-it.
Në këto negociata, MOL-i kishte mbështetjen e kryeministrit të atëhershëm të Hungarisë, Viktor Orban.
Megjithatë, Orban humbi zgjedhjet në fund të prillit, ndërsa fituesi i tyre, Peter Magyar, paralajmëroi se do t’i rishikojë të gjitha kontratat që lidhen me sektorin energjetik rus – duke lënë të hapur mundësinë për rinegociim ose anulim të tyre, nëse do të jetë e nevojshme.
“Negocimi me menaxhmentin e vjetër të MOL-it është krejtësisht i pakuptimtë, sepse menaxhmenti i ri, ndoshta nën ndikimin e Qeverisë së re, mund të ketë një strategji të re biznesi dhe investimesh, për të cilën ne nuk dimë asgjë”, vlerëson Bërkiq.
MOL-i, sipas të dhënave nga faqja zyrtare e kompanisë, operon në mbi 30 shtete.
Aktiviteti i kompanisë është i përqendruar kryesisht në Evropën Qendrore dhe Lindore përmes shitjes me pakicë të karburanteve dhe rafinerive, por shtrihet edhe në Egjipt, Irak, Kazakistan, Azerbajxhan, Rusi dhe Pakistan.
Në Ballkan, MOL-i është i pranishëm në Rumani, Kroaci, Slloveni, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.
Kompania ka tri rafineri nafte – në Hungari, Sllovaki dhe Kroaci – ndërsa me blerjen e NIS-it do të siguronte edhe një rafineri tjetër, si dhe qindra pika karburanti./REL
Të fundit
73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe
14 July 2026, 09:02
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
14 July 2026, 08:24
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29