Flash News

Rajoni

Makina përplas turmën me këmbësorë në Itali, 7 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Makina përplas turmën me këmbësorë në Itali, 7

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Modenës në Itali, ku një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë ka përplasur disa këmbësorë në qendrën e qytetit, duke lënë të paktën shtatë persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas mediave italiane dhe agjencisë italiane të lajmeve ANSA, ngjarja ndodhi në “Via Emilia”, një zonë shumë e frekuentuar gjatë fundjavës. Dëshmitarët thanë se makina “ecte me rreth 100 kilometra në orë” dhe u fut drejt trotuarit, duke marrë para disa persona.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit doli nga automjeti dhe tentoi të godiste me thikë një kalimtar që po përpiqej ta ndalonte. Ai u neutralizua më pas nga qytetarët dhe forcat e policisë.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se i ndaluari është një 30-vjeçar me origjinë nga Afrika e Veriut, i cili po merret në pyetje për të sqaruar motivet e ngjarjes.

Sipas raportimeve paraprake, një grua ka mbetur e plagosur rëndë dhe rrezikon amputimin e të dyja këmbëve. Ndërkohë, disa nga të plagosurit janë transportuar me helikopter drejt spitaleve në Bolonja.

 

Të fundit