Flash News

Rajoni

Mali i Zi ofron teste falas PCR për turistët                     

Mali i Zi ofron teste falas PCR për turistët

Mali i Zi ka vendosur të ofrojë teste PCR falas për turistët, nëse e kanë të domosdoshme kur të kthehen në vendet e tyre.

Vendimi është konfirmuar nga ministria malazeze e shëndetësisë dhe pritet të hujë në fuqi nga dita e nesërme (13 maj).

“Ministria e Shëndetësisë ka informuar Institutin e Shëndetit Publik dhe të gjitha qendrat shëndetësore në vendin tonë që nga e enjtja, 13 maj 2021, testet PCR do të kryhen falas për turistët që kanë nevojë për këtë test për t’u kthyer në vendet e tyre të lindjes”, thuhet në një deklaratë.

Mali i Zi deri më tani ka regjistruar 98449 raste me coronavirus mdërsa kanë humbur jetën 1545 persona.

 

Të fundit