Flash News

Rajoni

Mali i Zi shfuqizon orën policore gjatë festave

Mali i Zi shfuqizon orën policore gjatë festave

Autoritetet e Malit të Zi kanë shfuqizuar vendimin e kufizimit të lëvizjes për shkak të pandemisë gjatë periudhës së festave.

Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi ka vendosur të heqë orën policore nga ora 22:00- 05:00 deri në mëngjes gjatë festave të ardhshme të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Sipas vendimit të ri të kësaj ministrie, shtetrrethimi shfuqizohet nga ora 22:00 më 24 dhjetor deri në 05:00 të mëngjesit më 25 dhjetor, nga ora 22:00 e datës 31 dhjetor deri në 05:00 të mëngjesit të 2 janarit 2021 dhe nga ora 22:00 e 5 janarit deri në 05:00 të mëngjesit të 7 janarit.

Të fundit