Flash News

Rajoni

Mali i Zi voton sot për të zgjedhur Presidentin e ri

Mali i Zi voton sot për të zgjedhur Presidentin e ri

Qytetarët e Malit të Zi votojnë këtë të diel për të zgjehdur Presidentin e ri të vendit.

Në garë janë 7 kandidatë, ku mes tyre edhe presidenti aktual, Milo Gjukanoviç. Qendrat e votimit janë hapur prej orës 07:00 të mëngjesit dhe rezultatet e para pritet të shpalen deri në mesnatë.

Kandidatët e tjerë në garë, përveç Gjukanoviç, janë: kreu i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiç, Jakov Millatoviç nga Evropa Tani, Alleksa Beçiç, ish-kryetar i Kuvendit të Malit të Zi dhe udhëheqës i Demokratëve; Goran Danilloviç, kandidat i koalicionit Mali i Zi i Bashkuar; Draginja Vuksanoviç Stankoviç nga Partia Socialdemokrate dhe Jovan Joxhir Radulloviç, i njohur për numrin e madh të ndjekësve në mediat sociale.

Gjukanoviç ka mbajtur poste të larta në qeverinë e vendit në tri dekadat e fundit. Fitorja e zgjedhjeve aktuale do t’i jepte atij mandatin e tretë si President i Malit të Zi.

Të fundit