Flash News

Rajoni

Maqedonia e Veriut nis sot procesin e vaksinimit kundër Covid-19

Maqedonia e Veriut nis sot procesin e vaksinimit kundër Covid-19
Foto ilustruese

Maqedonia e Veriut do të nisë sot fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit. Sipas A2, procesi do të fillojë në ambjentet e spitalit “Nënë Tereza” në Shkup.

Të parët që do të marrin vaksinën janë punonjësit shëndetësor. Pas mjekëve dhe infermierëve vaksinimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 18 mijë qytetarë që janë regjistruar në sistemin online dhe nëpërmjet mjekut të familjes.

Në Serbi mbërritën 200 mijë vaksina kineze të dhuruara nga Serbia. Gjatë muajit mars pritet të vijnë edhe 800 mijë vaksina të kompanisë Astrazeneca.

Të fundit