Flash News

Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize në sektorin e energjetikës

Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize në sektorin e energjetikës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli pasditen e djeshme gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës. Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 shtator dhe do të zgjasë për 30 ditë.

Përmes këtij vendimi, qeveria synon të ndihmojë kompanitë energjetike për prodhimin e energjisë elektrike. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka propozuar që gjendja e krizës të vazhdohet deri në muajin mars të vitit 2023, por ka thënë se janë deputetët ata që mund ta bëjnë këtë.

“Kuvendi dhe deputetët kanë të drejtë ta vazhdojnë gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës. Propozoj që gjendja e krizës të vazhdojë aq sa është dhe sezoni i ngrohjes”, ka thënë Bekteshi pas mbledhjes së Qeverisë.

Në bazë të ligjeve në Maqedonisë së Veriut, qeveria mund të marrë vendim për gjendje krize vetëm për 30 ditë.

Me këto masa qytetarëve dhe kompanitë private vetëm u rekomandohet që të kursejnë energjinë elektrike.

Të fundit