Flash News

Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall krizën energjetike për 30 ditë

Maqedonia e Veriut shpall krizën energjetike për 30 ditë
Foto Ilustruese

Pas krizës që kaploi të gjitha tregjet ndërkombëtare, edhe Maqedonia e Veriut shpalli sot krizën energjetike për 30 ditë. Lajmin e dha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Qëllimi i vetëm i gjendjes së jashtëzakonshme është përmirësimi i likuiditetit të kompanive energjetike më qëllim që në kohë të mund t’i furnizojnë amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël dhe të sigurojnë çmime sa më të ulëta edhe për industrinë. Asnjëherë nuk kemi thënë se do të ketë masa restriktive”, u shpreh ai.

Qeveria paralajmëron se pas Vitit të Ri, nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike. Ministri i Ekonomisë theksoi se shpallja e gjendjes emergjente ka për qëllim të mundësojë kalimin e parave nga buxheti në kompanitë energjetike për të mbuluar humbjet.

Të fundit