Flash News

Rajoni

Masakra e 1 janarit në Mal të Zi, shkon në 13 numri i të vdekurve

Masakra e 1 janarit në Mal të Zi, shkon në 13 numri i të

Shkon në 13 numri i të vdekurve nga masakra e 1 janarit në Malin e Zi.

Mediat vendase raportojnë se Dejan Kokotoviq, banor i Cetinjës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike në Podgoricë, si pasojë e lëndimeve të rënda që i kishte marrë më 1 janar të këtij viti në kafenenë "Velestovo" në qendër të atij qyteti.

Kjo është viktima e 13-të e sulmit nga Aco Martinoviq, i cili vrau 12 persona në rreth gjysmë ore në ditën e parë të janarit, mes tyre dy fëmijë. 

Të fundit